SAN SIRO
REUTERS
Milan barazon
31 March, 2012 @20:01
Ndeshja filloi me sulme të të dyja palëve, por të parët që arritën në finalizim ishin milanezët. Pas asistimit të Ibrahimovicit, finalizoi braziliani Robinho. Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të mysafirëve.
Në fillim të pjesës së dytë ishin vendasit që sulmuan. Fituan disa rivënie nga këndi, sulme të rrjedhshme dhe kjo dha fryt në mitunën e 57- të. Pas asistimit të ish lojtarit të Juventusit, Nicola Legrottaglie, Nicolas Federico Spolli, shënoi për ti barazuar shifrat në 1-1 dhe të vendoset rezultati final.
Me këtë barazim Milan mbetet në pozitën e parë me 64 pikë, 5 mbi Juventusin, që nesër zhvillon takim të vështirë ndaj Napolit në Torino. Në anën tjetër Catania mbetet ende në vendin e shtatë me 43 pikë, dhe mban gjallë shpresat për ndonjë kualifikim eventual në garat evropiane.