NË SULM
Milan kthen radarin kah Sevilla
20 June, 2015 @22:08
Skuadra e Milanit ka kthyer radarin kah Andaluzia, përkatësisht te ekipi i Sevillës.
Sulmuesi Carlos Bacca është synim i ri i Rossonerëve pasi që këta të fundit si duket dështuan në afrimin e Geoffrey Kondogbias, Ginanelli Imbulas dhe Jackson Martinezit.
Bacca ka klauzolë të lirimit prej 25 milionë eurove te Sevilla me të cilët mund të luajë në Ligë të Kampionëve në stinorin e ri.
Mirëpo, Gazzetta dello Sport shkruan se aty Rossonerët duhet të luftojnë me Romën për të fituar luftën për blerjen e sulmuesit kolumbian 28 vjeçar.