TIM CUP 2013

REUTERS
Milan mposht Juventusin
23 July, 2013 @22:05
Derbi i madh italian ndërmjet Juventusit dhe Milanit i ka takuar skuadrës milaneze. Rossonerët kanë arritur të shënojnë fitore pas penalltive 7-6, pasi që ndeshja e formatit 45 minutësh përfundoi pa gola 0-0.
Përkundër se 45 minuta mund të duken në pamje të parë të pakta për një derbi të tillë, raste kishte për të dyja palët, bile edhe penallti.
Ka qenë braziliani Robinho që ka dështuar të shënojë penalltinë gjatë ndeshjes, derisa transferi i ri juventin, Fernando Llorente, ka dështuar nga një rast ideal. Simone Padoin pa një shut të tij të mbrojtur nga Christian Abbiati, derisa Kevin-Prince Boateng gjuan bukur, por mbi portën e bianconerëve.
Pas përfundimit 0-0 u ekzekutuan penalltitë, ku rossonerët dolën më të mirë se bianconerët në duelin e parë të stinorit.
MILAN-JUVENTUS, Formacionet dhe penalltitë:
Milan: Abbiati; Antonini (Zaccardo 34), Bonera, Mexes, Constant; Traoré, de Jong, Nocerino; Boateng; Robinho, Niang | |||
Juventus: Storari; Peluso, Ogbonna, Lichtsteiner; Isla, Padoin, Vidal, Asamoah, De Ceglie; Llorente (Vucinic 35), Tevez | |||
Penalltitë: Robinho (gol M), Vidal (gol J), de Jong (gol M), Lichtsteiner (mbrohet J), Mexes (gol M), Tevez (gol J), Niang (gol M), Asamoah (gol J), Nocerino (jashtë M), Vucinic (gol J), Bonera (gol M), Peluso (gol J), Traore (gol M), De Ceglie (gol J), Zaccardo (gol M), Padoin (mbrohet J) |