Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LECCE 1-4 MILAN

Milan rifillon kampionatin me fitore

Foto: ACMilan/tw

Milan rifillon kampionatin me fitore


22 June, 2020 @21:48

Pas humbjes në Kupë, Milan është rikthyer në kampionat me fitore, duke e mposhtur lehtë Leccen që po lufton për mbijetesë sonte 1-4 [Mancosu 54p - Samu 26, Bonaventura 55, Rebic 57, Leao 72].

Turku Hakan Çalhanoglu asistoi dy herë sonte, duke treguar formë të mirë, ndërsa mbrojtësi Simon Kjaer u lëndua në pjesë të parë për tu zëvendësuar nga i riu Matteo Gabbia.

Përndryshe, kjo ka qenë ndeshja e parë e Milanit që shënon katër gola në një ndeshje të Serie A-së, që prej shtatorit.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Milan ka dalë në pozitën e shtatë me 39 pikë, sa ka edhe Napoli në pozitë të gjashtë. E Lecce e drejtuar nga Fabio Liverani do të duhet të mundohet mjaft në xhirot në vijim, për të shpëtuar stinorin në elitë.

Lecce është në zonën e rrezikshme me 25 pikë, sa ka edhe Genoa në zonë të shpëtimit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A