MATTIA CALDARA

Milani rikthen ish-lojtarin
25 May, 2021 @17:26
Atalanta nuk do ta përdorë mundësinë e blerjes së Mattia Caldaras, i cili do të rikthehet në Milan.
Në janar të vitit 2020, rossonerët e huazuan Caldaran tek Atalanta përmes huazimit me mundësi të blerjes, por qendërmbrojtësi ka hasur në vështirësi në Bergamo.
Pas vetëm 6 paraqitjeve me Atalantan në këtë stinor, 27-vjeçari do të rikthehet në Milan, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.
Milani shpresonte të siguronte rreth 15 milionë euro me shitjen e mbrojtësit, por Atalanta nuk është e interesuar për shërbimet e tij.