TOP SHËNUESI
Milicaj uron Osmanin
8 June, 2015 @20:36
Mark Milicaj, që në miniafatin kalimtar të janarit kaloi nga Istogu te Besa, përfundoi stinorin me një gol më pak të shënuar sesa sulmuesi i Prishtinës, Labinot Osmani.
Gjithsesi, gara ishte interesante në xhiron e fundit. Osmani kishte 16, Milicaj 14 gola të shënuara para xhiros së fundit.
Mirëpo, sulmuesi i Besës shënoi hat-trick në pjesë të parë ndaj Vëllaznimit në Gjakovë për të marrë lidershipin 45 minuta para fundit të stinorit.
E Osmani u këndell në pjesë të dytë të ndeshjes, ku Prishtina barazoi me golat e tij ndeshjen ndaj Ferronikelit, për të kaluar në 18 gola dhe për tu bërë golashënuesi më i mirë i stinorit në Superligë.
“Nëse ka pasur diçka, çdokush le ta mbajë në ndërgjegjen e tij. Unë i kam shënaur 17 gola, të gjitha me mund dhe djersë. Gjithsesi ia uroj Labit titullin e shënuesit më të mirë në Superligë,” është cituar të ketë thënë sulmuesi nga Klina për Tribunën sot.