NDAJ GJEORGJISE
Milot Rashica do të mungojë në ndeshjen e parë
30 August, 2021 @23:40
Njëri ndër lojtarët më të mirë të Kosovës, Milot Rashica, do të mungojë në përballjen e parë të shtatorit, ndaj Gjeorgjisë si mysafir.
Kjo, pasi që Anglia, vendi ku luan Rashica, e ka në zonë të kuqe Gjeorgjinë për shkak të situatës me COVID-19 dhe kështu, ai nuk do të udhëtojë fare aty.
Rashica ka qenë i pranishëm në stërvitjen e sotme të Kosovës dhe ka kryer atë me bashkëlojtarët, ndërsa do t’i shikojë shokët e skuadrës nga TV-ja në përballjen e parë, derisa në të dytën dhe të tretën, ndaj Greqisë e Spanjës do të mund edhe t’i ndihmojë në fushë.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE