TRAJNERI I DUKAGJINIT
Dallku: Ua falëm të dy golat!
30 August, 2021 @19:28
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është shprehur të jetë i pakënaqur me performancën e skuadrës së tij në përballjen e humbur ndaj Drenicës sot në Klinë.
Ish futbollisti i kombëtares ka thënë se ekipi i tij ia fali golat kundërshtarit.
“Nëse e shikojmë krejt ndeshjen, nuk jam i kënaqur me pjesën e parë pasi i kemi falur të dy golat. Kjo ndeshje është mësim për ne, pasi që s’ka përfunduar ende asgjë dhe do të kemi kohë t’i rregullojmë gabimet që i kemi bërë,” ka thënë ndër të tjera Dallku.
Dukagjini pas dy xhirove të para në Superligë ka të fituar një pikë të vetme.