STËRVITJA E PARË
3 startues të zakonshëm, munguan në stërvitjen e parë
30 August, 2021 @22:12
Kosova ka mbajtur stërvitjen e parë në Fadil Vokrri para ndeshjeve të shtatorit sot.
Pesë mungesa të theksuara janë vërejtur aty, secili me arsye, ndërsa treshja që zakonisht starton në 11-she për Kosovën, Amir Rrahmani, Bersant Celina, Florent Hadërgjonaj kanë qenë të dallueshme. Gjithashtu kanë munguar edhe Astrit Selmani dhe mbrojtësi Lirim Kastrati.
Të gjithë këta me mungesa të arsyeshme, për shkak të angazhimeve me klubet e tyre në ditët e fundit, ndërsa lojtarët tjerë të ftuar nga lista e Bernard Challandes kanë vazhduar stërvitjet normalisht, të 19-tit.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT AKTUALE
Në shtator Kosova do të ketë ndeshje pas ndeshjeje, një seri ku i duhen pikët patjetër. Udhëton në Gjeorgji, për tu ndeshur për herë të parë me ta, pastaj pret Greqinë, ish kundërshtarin e Ligës së Kombeve, dhe në fund, Spanja vjen në Prishtinë.
Dy ndeshjet e fundit do të luhen në Fadil Vokrri.
Challandes ka kërkuar punë dhe seriozitet nga secili lojtar, ndërsa në shtator nuk do të mund të llogaris në shërbimet e të lënduarve, Arbër Zeneli e Edon Zhegrova. Blendi Idrizi gjithashtu nuk është ftuar.
Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Idriz Voca - që janë zakonisht lojtar të 11-shes kësaj radhe nuk janë ftuar. Derisa për Kolollin thuhet të jetë largësia problem, pasi që është transferuar në Japoni këtë verë, dyshja tjetër janë pa klube dhe nuk kanë marrë ftesë nga selektori.