Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Milot Rashica mund të mbetet në Galatasaray

Milot Rashica, gjatë stërvitjeve me Galatasarayin/ Foto: Galatasaray/fb

Milot Rashica mund të mbetet në Galatasaray


21 September, 2022 @14:39

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, që këtë verë shkoi si huazim te Galatasarayi në Stamboll, mund të mbetet aty edhe për një kohë të gjatë.

Krejt kjo, mendohet të bëhet shpejt, pasi që sipas një njoftimi të botuar në gazetën sportive Fanatik, Galatasaray do të ulet në tavolinë me drejtuesit e Norwich Cityt për ta bërë ofertën zyrtare për krahun e Kosovës.

Vushtrriasi Rashica është pëlqyer nga trajneri i Galatasarayit Okan Buruk, ndërsa sipas asaj që ka treguar në stërvitje, ai ka bindur turqit për tu bërë pjesë e tyre.

“Futbollisti 26-vjeçar është shumë i lumtur që është pjesë e Galatasarayit por edhe po i pëlqen jetesa në Stamboll. Në kohë të ndeshjeve të kombëtareve dhe pauzës së ligave, drejtuesit e Galatasarayit pritet të ulen në tavolinë me drejtuesit e ekipit anglez,” ka shkruar lajmi në gazetë.

Rashica 26-vjeçar ka debutuar për Galatasarayin në ndeshje ndaj Kasimpasas, duke u futur për pak minuta në lojë si zëvendësues. Oferta e Galatasarayit për Rashicën pritet të kapë shumën e 7 milionë eurove.


 
Të gjitha lajmet nga International