Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

Minus 45 për ta vënë gishtin në kokë

Foto: KZS

Minus 45 për ta vënë gishtin në kokë


Shkruan: Blerim MYFTIU

1 September, 2016 @8:26

Humbja prej Sllovenisë tregon forcën tonë reale, por duhet të shërbejë si reflektim për të ardhmen tonë afatgjatë

-Kemi bërë një rrugëtim të gjatë jetësor për të ardhur deri te nata e 31 gushtit për ta parë emrin “Kosovë” në softuerin zyrtar të FIBA-s. Kosova debutoi në skenën evropiane të basketbollit. Humbja e thellë prej 45 pikësh la shije të hidhur, mirëpo besoj se ka qenë më se e pritur. Andaj, tërë ky cikël kualifikimesh do të kalojë pak a shumë në mënyrë të njëjtë. Por, kryesorja do të mbetet që ne tanimë jemi pjesë e familjes, por në aspektin afatgjatë duhet të shërbejë si nxjerrje leksionesh si duhet ta organizojmë përfaqësuesen dhe në tërësi sistemin basketbollistik. Për të mos mbetur një ekip ndaj të cilit do të bëhen llogaritë e kosh-averazhit.

MANGËSITË

Përballja me sllovenët i vuri në pah të gjitha mangësitë e basketbollit tonë. U pyetëm sigurisht gjatë tërë ndeshjes se sa lehtë Sllovenia shënonte, sa lehtë e rrotullonte topin. Basketbolli përbëhet nga pjesa e mbrojtjes dhe e sulmit. Mbrojtjen duhet ta bëni mirë në mënyrë që të keni mundësi sulmi. Sa më e mirë është mbrojtja, aq më pak pikë i jepni mundësi kundërshtarit të shënojë, si edhe çdo top i vjedhur ju jep mundësi të shënimit nga sulmet e shpejta.

ORARI I NDESHJEVE DHE TABELAT

Kosova mbrëmë nuk kishte mbrojtje të koordinuar. Sulmet e Sllovenisë, sidomos pjesën e parë e cila është më reale për vlerësim, përfundonin shpejt dhe gjithnjë me lojtarin në fund i cili ishte i pambuluar. Do të thotë që sllovenët kishin shabllon të sulmit dhe kërkonin gjithmonë lojtarin bosh, i cili medoemos gjendej. Ne kishim vështirësi të madhe në rotacionin e mbrojtjes dhe pas 4-5 pasimesh, e linim dikë të pambuluar gjithnjë.

CENTIMETRAT

Gjatësia medoemos se paraqet problemin tjetër të mbrojtjes, ngase në çdo pozitë mbetëm me centimetra më pak. Kjo reflektohet më së miri në numrin e kërcimeve. Sllovenia pati 37 kërcime në mbrojtje dhe 9 në sulm, kurse ne 25 në mbrojtje dhe vetëm 4 në sulm. Kjo u dha sllovenëve mundësi të shumta të dyta, madje të treta në sulm. Këto përkthehen në 15-20 pikë shtesë. Kurse, neve na pamundësoi në sulm që të gjenim raste të ngjashme.

s

Organizimi i sllovenëve në sulm është natyrisht fryt i bashkëpunimit të gjatë, por edhe i cilësisë. Ne edhe pse jemi 2 muaj në grumbullim, doli në shesh se 2 muaj nuk janë të mjaftueshëm për të ndërtuar ekip, të nivelit të këtillë. Me përjashtime të rralla, arrinim që në sulm topin ta rrotullonim më shumë se 5-6 herë. Edhe kur arrinim deri në fundin e kohës së sulmit, kjo ndodhte për shkak të presionit në mbrojtje të sllovenëve, se sa nga mundësia jonë për ta gjetur lojtarin bosh.

Mungesa e centimetrave ishte faktori kyç që ishim të detyruar të luanim larg koshit. Për këtë arsye detyroheshim që të gjuanim shpesh nga distanca. Shumë pikë i shënuam falë precizitetit të Berishës, sepse saktësia për 3-pikësh ishte 15%. Mungesa e një qendre klasike na pamundësoi të luajmë qoftë një herë të vetme në pozitën e postit të lartë apo të ulët. Doellman pranoi disa herë topin me shpinë në kosh, por nuk mundi karshi Omicit dhe Vidmarit. Prandaj, opsionet tona nën kosh qenë shterur dhe nuk do t’i kemi as në pesë ndeshjet e radhës. 14 pikët e Fisnik Rugovës nuk reflektojnë dominimin e tij në trapez, por më tepër aftësinë e Hajrizit dhe të Berishës për ta gjetur atë bosh pas dyfishimeve, prandaj tërë pikët e tij janë “zicer”.

PUNË

Përveç centimetrave, tjetër faktor me rëndësi është edhe i ashtuquajturi “size” i lojtarëve, përkatësisht muskujt apo pesha e tyre. Po t’i krahasojmë vetëm duelet e playmakerve, Klobucarit dhe Mekajt, binte në sy dallimi në gjatësi dhe dukje. Madje, Klobucari i afrohej më tepër Fisnik Rugovës (qendrës sonë).

Problemet janë dukshëm fundamentale, bazike. Nuk mjaftojnë as 10 ndeshje përgatitore, as 6 ndeshje kualifikuese. Po aq sa sjellim trajnerë dhe lojtarë të huaj në ekipet tona për t’i bërë konkurrente në rajon, ne duhet të investojmë me kujdes dhe vëmendje të veçantë në grupmoshat e reja. Aty duhet të sillen ekspertë kulmorë të huaj që të bëjnë organizimin nga baza. Berisha, Hajrizi dhe ndonjë tjetër mund të veçohen me punën dhe talentin individual, por nuk mjaftojnë për të pasur një repart lojtarësh për t’u përballur në skenën e vërtetë.

d


NË LJUBLJANË

Kosova debuton me humbje të thellë nga Sllovenia

Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova debuton me humbje të thellë nga Sllovenia

31/08/16 @ 21:33

ZYRTARE

Peja përforcohet me të huajin e parë

FBK Superliga/Balkan League

Peja përforcohet me të huajin e parë

31/08/16 @ 21:25

DUELI DEBUTUES

Sllovenia mposht Kosovën

Përfaqësuesja

Sllovenia mposht Kosovën

31/08/16 @ 20:18

GRUPI E

Ukraina kalon lehtë Bullgarinë

Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Ukraina kalon lehtë Bullgarinë

31/08/16 @ 19:49

EUROBASKET

Shqipëria e nis me humbje

Eurobasket

Shqipëria e nis me humbje

31/08/16 @ 18:45

PRISHTINA

Kryeqytetasit kryejnë edhe një transferim

FBK Superliga/Balkan League/Transfere

Kryeqytetasit kryejnë edhe një transferim

31/08/16 @ 17:20

GËZIM MORINA

Morina emocional: “Për Kosovën sot nuk ka humbje”

Përfaqësuesja/Sportistë shqiptarë në botë

Morina emocional: “Për Kosovën sot nuk ka humbje”

31/08/16 @ 14:49

2 MAQEDONE, 1 MALAZEZ

3 ekipe konfirmojnë pjesëmarrjen në BIBL

Balkan League

3 ekipe konfirmojnë pjesëmarrjen në BIBL

31/08/16 @ 14:14

SPORT ES

Doellman ylli i Kosovës, shkruan Sporti spanjoll

Përfaqësuesja

Doellman ylli i Kosovës, shkruan Sporti spanjoll

31/08/16 @ 12:28

RIVALI I KOSOVËS

Sllovenia kryen stërvitjen

Eurobasket/International

Sllovenia kryen stërvitjen

31/08/16 @ 12:09

STAR OF THE GAMEWEEK XXXII

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (32)

FFK Superliga

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (32)

07/05/24 @ 11:57

VENDIMET E KG-së

Informatori 36: Ylli dënohet me 400 euro

FBK Superliga

Informatori 36: Ylli dënohet me 400 euro

07/05/24 @ 11:43

ETHET E FINALES SË PLAYOFFIT

Seria finale e playoffit fillon të enjten

FBK Superliga

Seria finale e playoffit fillon të enjten

07/05/24 @ 11:03

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (32)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (32)

06/05/24 @ 08:02

SECILA PIKË, JETIKE PËR GJILANIN

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

FFK Superliga

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

05/05/24 @ 19:05

E DYTA ME RADHË SI MYSAFIR!

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

FFK Superliga

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

05/05/24 @ 18:40

BAFTIU RIKTHEN DRITËN TE FITORJA

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

FFK Superliga

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

05/05/24 @ 17:59

MUHAMET HYSENI VENDIMTAR!

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

FFK Superliga

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

05/05/24 @ 17:54

KAMPIONI VAZHDON ME FITORE

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

FFK Superliga

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

05/05/24 @ 17:38

GAME 5: PEJA - YLLI

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

FBK Superliga

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

04/05/24 @ 20:54


 
Të gjitha lajmet nga