Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROATI ARRIN PREMIER LIGËN PAS BOTËRORIT

Mislav Orsic në Premier League!

Mislav Orsic sonte, duke nënshkruar për ekipin e tij të ri/ Foto: southamptonfc.com

Mislav Orsic në Premier League!


6 January, 2023 @19:43

Sulmuesi i Dinamo Zagrebit dhe Kroacisë, Mislav Oršić, në moshën 30-vjeçare ka arritur në Premier Ligë, ndërsa atë e ka zyrtarizuar skuadra e Southamptonit sonte.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur këtu. Jam i gatshëm, i motivuar dhe shpresoj t’i ndihmojë ekipit për të arritur qëllimin,” ka thënë futbollisti kroat duke u prezantuar sot për skuadrën, për faqen zyrtare të klubit southamptonfc.com.

Sipas BBC Sport, çmimi që ka paguar Southampton për të marrë Orsicin nga Dinamoja është rreth 10 milionë euro. Ndërsa krahu i Kroacisë ka shënuar 91 gola në 216 ndeshje për ekipin zagrebas.

Mislav Orsic

Orsic ka nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me Southamptonin.

Orsic ka ndihmuar Kroacinë që të përfundojë e treta në Botërorin e Katarit, ndërsa ka shënuar gol në ndeshje ndaj Marokut, për të marrë Kroacia medaljen e bronztë aty.

Southampton përndryshe është në krizë të rezultateve, ndërsa aktualisht është i fundit në renditjen e Premier Ligës me vetëm një fitore në 13 ndeshjet e fundit. Ekipi ka 12 pikë në 18 ndeshje të luajtura.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League