RIZA LUSHTA
Mitrovicasit mbeten liderë, fitojnë derbin
20 September, 2015 @17:52
Ekipi i Arsim Thaçit,Trepça’89, ka vazhduar rrugëtimin në krye të tabelës e sigurtë edhe sot në derbi ndaj Prishtinës, duke e mposhtur atë në Riza Lushta.
Gentian Mazrekaj në fillim të ndeshjes ka qëlluar për 1-0, derisa në pjesë të dytë golashënuesi i dalluar i ekipit, Blerand Kurtishaj, i ka dhënë fund dilemave të fituesit në derbi.
Mitrovicasit fundin e ndeshjes e pritën me 10 lojtarë, pasi që Shpëtim Idrizi morri kartonin e dytë të verdhë nga referi i ndeshjes.
Trepça’89 vazhdon të mbajë kreun e tabelës e sigurtë, pas kësaj fitoreje, derisa Prishtina ende nuk po mund të gjejë ritmin e saj.