GRUPI B: SPANJA - KROACIA
Mjafton pjesa e parë, Spanja lehtë ndaj Kroacisë
15 June, 2024 @19:50
Një fitore e lehtë ka regjistrua Spanja ndaj Kroacisë, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 3-0.
Të gjitha golat erdhën në pjesën e parë të ndeshjes. Fillimisht shënoi sulmuesi Alvaro Morata në minutën e 29’, pas asistimit të Fabian Ruiz.
Pas asistimit, Ruiz shënoi në minutën e 32’, derisa në minutat shtesë të pjesës së parë, pas harkimit të Lamine Yamal (lojtari më i ri në histori të Kampionatit Evropian), me kokë shënoi Dani Carvajal, që ishte edhe goli i parë në karrierën e tij me Spanjën.
Kroacia në minutën e 80’ dështoi nga penalltia me lojtarin Bruno Petkovic, ku penalltinë e priti Unai Simon.
TABELA AKTUALE / GRUPET EURO 2024
Spanja ndeshjen e dytë do ta luaj kundër Italisë më 20 qershor, kurse Kroacia me Shqipërinë më 19 qershor.