Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANCË

Mjeku i Reimsit, ku luan Zeneli, bën vetëvrasje!

Mjeku i Reimsit, ku luan Zeneli, bën vetëvrasje!


5 April, 2020 @22:20

Prestigjiozja sportive franceze L’Equipe para pak minutash ka bërë të ditur se mjeku i ekipit të Reimsit, Bernard Gonzalez, që ka qenë i testuar pozitiv për coronavirus, ka kryer vetëvrasje!

Informatën e ka konfirmuar edhe Le Parisien, duke thënë se 60 vjeçari ishte në vetizolim me gruan e tij.

Arnaud Robinet, kryetar i qytetit, ka bërë të ditur se arsyet e vetëvrasjes nuk dihen, derisa ka mësuar që Gonzalez ka lënë një letër për të shpjeguar aktin e tij!

Në Instagram, edhe mesfushori i Kosovës Arbër Zeneli, i ka shprehur ngushëllime mjekut të skuadrës. Zeneli është lojtar i Reimsit dhe së fundi u shërua nga një lëndim i rëndë që kishte në këmbë.

bernard gonzalez


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1