ARBNOR MORINA
Morina: Ndeshje e fortë
16 September, 2016 @9:03
Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, në prononcimin e tij para ndeshjes derbi ndaj Prishtinës që luhet sot në Obiliq, ka thënë se dueli në fjalë do të jetë derbi dhe publiku do të ketë arsye të fortë për të qenë në stadium.
“Kjo do të jetë një ndeshje e fortë, ndaj një Prishtine super të përforcuar. Publiku ka çka të sheh në ndeshjen e sotme,” ka thënë Morina, shkruan Koha Ditore sot.
Gjilani ka nisur shumë mirë stinorin e ri dhe ka vërtetuar epitetin e ekipit që do të luftojë deri në fund të këtij stinori për titull.
Kuqebardhët kanë shënuar 3 fitore dhe kanë regjistruar vetëm një humbje në 4 xhirot e para të stinorit. Ata janë në pozitën e dytë të klasifikimit aktualisht, me një pikë më pak se Prishtina.