KUSHTRIM MUNISHI
Munishi: Nuk e nënçmojmë asnjë ekip
16 September, 2016 @8:57
Para duelit të sotëm Prishtina - Gjilani, që hap xhiron e pestë të Superligës së Kosovës, trajneri i Prishtinës, Kushtrim Munishi ka thënë se ekipi i tij është i gatshëm për sfidën dhe nuk e nënçmon asnjë skuadër.
“Për ne çdo ndeshje është e vështirë dhe nuk do ta nënçmojmë asnjë skuadër. Gjilani ka skuadër të mirë dhe pretendente për titull. Dueli është derbi dhe ashtu e vlerësojmë,” ka thënë Munishi para duelit.
Prishtina është e para në tabelë, ndërsa Gjilani i dyti. Ndeshja zhvillohet sot prej orës 15:00 dhe luhet në “Agron Rama” të Obiliqit, pasi që stadiumi i qytetit në Prishtinë është në renovim e sipër.