Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROSSONERI

Mos bëni dramë

Mos bëni dramë


24 November, 2013 @12:19

Dy gola të shënuar brenda dhjetë minutave të para të ndeshjes. Lojtari kundërshtar i përjashtuar nga ndeshja që nga minuta e 35-të e saj. Dështimi nga penalltia. Në fund barazim, e tëra e kryer në ato 10 minutat e para, pa marrë parasysh se si vazhdoi. 

Milan nuk ka arritu të shënojë assesi edhe një gol në ndeshje ku kishte dominim, si nga aspekti psikologjik, ashtu edhe nga ai fizik dhe numëror në lojë. Genoa u tregua luftarake, me dëshirë të madhe për pikë dhe besim të madh për ndaljen e kundërshtarit. 

“Mos e bëni dramë barazimin. Ne tentuam shumë por goli nuk na deshti,” ka thënë mes tjerash menaxheri i ekipit të Milanit, Adriano Galliani, njoftojnë sot mediat italiane. 

Milan tashmë nuk ka arritur të shënojë fitore në pesë ndeshje të Serie A-së me radhë, karakteristikë kjo që nuk ka ndodhur që nga viti 2007. 

“Duhet të jemi bashkë në këtë moment. Jam i sigurtë se ekipi ka dhënë gjithçka në fushë. Kam biseduar me kryetarin dhe ai më ka thënë se është i kënaqur me performancën e lojtarëve,” ka thënë trajneri i rossonerëve, Massimiliano Allegri. 

Milan kishte dalë në epërsi me anë të brazilianit Kaka, derisa vetëm katër minuta më vonë kishte barazuar ish lojtari i tyre, Alberto Gilardino,  nga penalltia. 

Milan tashmë ka rënë në vendin e 14-të të Serie A-së, derisa Genoa është ngritur te e shtata me pikën e fituar. 


 
Të gjitha lajmet nga