THE SPECIAL ONE
Mourinho i përgjigjet letrës së 6 vjeçarit
13 February, 2015 @14:03
Jose Mourinho, trajner i Chelseat, shumë herë di të jetë problematik, refuzues, mendjemadh, por në disa raste ai tregon se e di shumë mirë me kë si duhet të sillet.
Mediat angleze sot raportojnë se Mourinho i ka kthyer përgjigje një tifozi 6 vjeçar të Aston Villës, pasi që ai kishte kërkuar ndihmë nga ai.
“I nderuari z. Mourinho, quhem Jude
Jam gjashtëvjeçar dhe jam tifoz i Aston Villës. Ti je trajneri më i mirë për mua. A mund ta trajnosh Aston Villën dhe të sjellësh Diego Costan bashkë me ty?!
Na duhet ndihmë!
Të falemnderit,
Jude Branson,” - ka përfunduar letra e fëmiut.
Mourinho nuk do të shkojë natyrisht t’i ndihmojë Aston Villës, por djaloshit ia ka dërguar një fotografi me autograf të tij. Për këtë babai i Jude-it, është cituar t’i ketë thënë mediave:
“Përgjigjja e Mourinhos natyrisht se na ka befasuar të gjithëve në shtëpi. Ajo do të futet në një kornizë dhe do të vendoset në dhomën e fjetjes së Jude-it. Ndoshta një ditë atij do ti piqet mendja që vetë të bëhet trajner i Aston Villës.”
A young Aston Villa fan sent Mourinho a letter asking him to coach Villa. Mourinho sent him a signed picture #Legend pic.twitter.com/9ToTuCbmtR
— Marco Messina (@Marcocalcio22) February 12, 2015