Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

UEFA mund ta pranojë FFK-në në qershor

BOROZANI/Erdis Driza

UEFA mund ta pranojë FFK-në në qershor


12 February, 2015 @23:14

Shtëpia europiane e futbollit, UEFA, pritet të pranojë Kosovën si anëtare të saj gjatë muajit qershor të këtij viti. 

Kështu ka bërë të ditur sot e përditshmja Koha Ditore, duke u bazuar në burimet e saja të afërta me proceset e FFK-së. 

“Pranimi pritet të bëhet më 29 ose 30 qershor, në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-së. Por, para se të vijë deri këtu, Kosova dhe UEFA kanë punë për të bërë. Hapi i parë është ardhja e një zyrtari të lartë të UEFA-së në Kosovë, që pritet të bëhet në ditët në vijim. Pastaj pritet të bëhet ndryshimi i Statutit të UEFA-së në Kongresin e 24 marsit, që do t’i heq të gjitha pengesat për pranim të FFK-së,” ka shkruar ndër të tjera gazeta në fjalë në numrin e saj të sotëm. 

Në anën tjetër, Serketari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë se janë në dijeni për kërkesën e FIFA-së bërë UEFA-së për harmonizimin e Statutit dhe heqjen e këtij neni (ulëse në OKB, për pranim), “por ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë dhe nuk kemi informacion zyrtar për këtë.”

Nga katër sportet kolektive më të popullarizuara, ajo e hendbollit është pranuar, e basketbollit pritet të pranohet në mars, volejbolli në prill.

“Ndërsa futbolli mbetet për qershor,” është cituar të ketë thënë burimi i Kohës Ditore. 

Kosova që nga viti i kaluar është pranuar nga FIFA që të zhvillojë ndeshje miqësore me shtete dhe klube të ndryshme. Mirëpo, FIFA, nuk mund të pranojë plotësisht një anëtar të ri, pa qenë ajo e pranuar në Konfederatën përkatëse - që në Europë është UEFA-ja. 

Kongresi i UEFA-së mbahet më 24 mars në Vienë të Austrisë, derisa mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së mbahet në ditët e fundit të muajit qershor në Pragë të Çekisë. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga