FLAMURTARI
Mposhten në fund
17 July, 2014 @20:35
Ekipi rumun, Petrolul Ploiesti, ka arritur që të shënojë fitore ndaj Flamurtarit të Vlorës 2-0 në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Europa League.
Vlonjatët kanë pasur raste tejet të mira për të shënuar, por nuk e kanë arritur këtë, derisa ekipi rumun me plotë të huaj në të, ka shënuar golin e parë në minutën e 77-të, për të shënuar edhe njëherë pas 5 minutave ashtu që të përcaktojnë rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Flamurtari, në ndeshjen kthyese në Vlorë do të duhet të kryejë punë kolosale karshi rumunëve për të arritur në fazën e tretë të Europa League.