VËLLAZNIMI - MALISHEVA

Mposhtet nga Malisheva, Vëllaznimi i fundit në tabelë
29 September, 2019 @17:17
Vazhdon kriza e thellë e Vëllaznimit!
Gjakovarët sot u mposhtën me rezultat 0-2 nga Malisheva në Gjakovë, për të mbetur e vetmja skuadër që nuk e ka shijuar fitoren në Ligën e Parë sivjet. Golat për skuadrën mysafire sot u shënuan nga Caner Gzimi (62’) dhe Nasuf Ibrahimi (69’).
Kjo seri tejet negative bën që gjakovarët pas 6 xhirove ta gjejnë veten në vendin e fundit në klasifikim, kurse Malishevën kjo fitore e ngrit në vendin e dytë.
Në ndeshjet tjera të ditës së sotme në Ligën e Parë, Trepça fitoi 2-0 ndaj 2 Korrikut, Onixi e Drenasi barazuan pa gola, ndërsa Ramiz Sadiku fitoi 0-2 ndaj Ulpianës.