Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 1-1 FLAMURTARI

Muharrem Jashari shpëton ‘89-shin nga humbja

Muharrem Jashari shpëton ‘89-shin nga humbja


24 June, 2020 @18:56

Në minutat shtesë të ndeshjes, mesfushori Muharrem Jashari me një goditje nga largësia ka shënuar gol të bukur për të barazuar rezultatin dhe për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të duelit të ashpër për mbijetesë mes Trepçës’89 dhe Flamurtarit 1-1 [Muharrem Jashari 90+6 - Bashkim Shala 22].

Fitorja e Flamurtarit në një mënyrë do të vështirësonte jashtëzakonisht mbijetesën e Trepçës’89 në Superligë, por Jashari u përkujdes që shpresat të vazhdojnë.

Ndërkaq Flamurtari mori epërsinë në pjesë të parë të ndeshjes. Së pari iu anulua një shënim i sulmuesit mitrovicas Ardian Muja, kur shënoi për ‘89-shin në minutën e pestë të takimit. E pas kësaj Flamurtari me asistim të Shend Kelmendit dhe gol të Bashkim Shalës kaloi në epërsi (33’) 0-1.

TABELA AKTUALE

Kjo bëri që ‘89-shi i drejtuar nga Shpëtim Idrizi të vërsulet edhe më në sulm, por kot. Tentimet e Arb Manajt, Berat Ahmetit, nuk ishin të sakta dhe kështu pjesa e parë përfundoi me epërsi të mysafirëve nga Prishtina.

Në pjesë të dytë Flamurtari pati edhe një rast. Ka qenë Mërgim Boshnjaku (60’) që tentoi. Më pas pati mundësi edhe Torvioll Stullqaku, që goditi jashtë.

‘89-shi ndezi motorët. Mori iniciativën dhe kërkoi golin që do t’i shtonte gjasat dhe shpresën. E pas ndërprerjeve të shumta pasi që referi kryesor dha 7 minuta shtesë, ka qenë Jashari që solli gëzimin e madh dhe sinjalin e shpresës, duke shënuar (90’+6).

Me barazim, Flamurtari mban distancën ndaj ‘89-shit me 5 pikë, derisa lufta për mbijetesë vazhdon. Flamurtari pret Ferizajin për tre pikët e radhës, ndërsa ‘89-shi në derbin e radhës për mbijetesë, ndaj Drenicës në Bajram Aliu.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga