Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAMIR UJKANI

Mungesat, s’do të jenë problem

TOPSPORTI/ L. D.

Mungesat, s’do të jenë problem


5 June, 2019 @14:18

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, që tashmë ia ka lënë vendin Arijanet Muriçit ka thënë se përkundër mungesave, ekipi do të mund t’ia dalë në duel ndaj malazezëve.

Kosova sot ka kryer stërvitjen e fundit në Prishtinë dhe në ora 14:00 ka marrë rrugë për në Podgoricë, ku do të ketë edhe një stërvitje në stadiumin Pod Goricom para ndeshjes me Malin e Zi.

ORARI dhe TABELA

E Ujkani ka treguar risinë e ardhjeve dhe shpresat për ndeshje.

“Do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Sigurisht ndeshja kundër Malit të Zi është një ndeshje e madhe dhe e vështirë, por ne jemi përgatitur mirë dhe kemi punuar shumë. Atmosfera është e mirë dhe jemi në rrugë të mbarë. Por, tash mbetet që të premten ta tregojmë veten dhe të nxjerrim rezultat pozitiv. Të gjithë po punojmë për njëri-tjetrin. Kemi mungesa të rëndësishme, por kanë ardhur djemtë të ri dhe konkurrenca është rritur shumë, andaj besoj se nuk duhet të jetë problem për ne mungesa e disa futbollistëve”, ka thënë Samiri për faqen zyrtare të FFK-së sot.

Kosova në ditët në vijim do t’i luaj dy ndeshjet e radhës kualifikuese për EURO 2020, ndaj Malit të Zi dhe ndaj Bullgarisë, të dyja si mysafir.

ORARI dhe TABELA


 
Të gjitha lajmet nga