GERARD PIQUE

REUTERS
Mungon 1 muaj
2 April, 2014 @10:03
Qendërmbrojtësi i vetëm i Barcelonës nga gjenerata jo e re, Gerard Pique, është lënduar në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
Pas kontrollit që i është bërë sot, është konstatuar se Pique nuk do të mund të kthehet në fusha të gjelbëra për një muaj, pas lëndimit.
Njoftimin e ka lëshuar sot heret klubi katalonas derisa, ai do të mungojë në ndeshje ndaj Atletico Madridit në Ligë të Kampionëve si dhe ndaj Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit të Spanjës.
Pas Victor Valdesit dhe Carles Puyolit, Gerard Pique bëhet futbollisti i tretë që lëndohet dhe do të mungojë në ditët më të rëndësishme, para përfundimit të stinorit.