THE CLASH

Dueli spanjoll në Europë, me trajnerë argjentinas
1 April, 2014 @15:10
Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke luftuar dhëmbë për dhëmbë në kampionatin spanjoll, e sonte, pas shortit të tërhequr ata duhet të përballen edhe në Ligë të Kampionëve.
Dyshja më në formë e futbollit spanjoll aktualisht luftën vendore do ta bartin në arenën ndërkombëtare.
“Atletico është duke bërë gjëra madhore këtë stinor. Luftojnë në dy gara paralalelisht dhe janë të sigurtë dhe të fuqishëm në të dyjat. Ne duhet të fitojmë dhe të mos pësojmë gol. Ne e dimë ku janë ata të fuqishëm, por kemi parasysh edhe përparësitë tona, që do të mundohemi t’i shfrytëzojmë,” ka thënë trajneri i Barcelonës, Tata Martino, para ndeshjes së sotme që zhvillohet në Camp Nou.
“Thjesht mendoj se ndeshja e sotme ndaj Barcelonës do të jetë më e vështira nga të gjitha tjerat që i kemi luajtur kundër tyre deri më tani. Ata do të donë që të përfundojnë punë që në këtë takim dhe nuk do të mendojnë për ndeshjen tjetër. Më vjen mirë që unë e Martino jemi dy argjentiasit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve si trajner, derisa kemi stile të ndryshme të lojës. Ata kanë posedimin prioritet, ndërsa ne do të mundohemi t’i shfrytëzojmë armët tona për të përcaktuar se cili është ekipi më i fortë,” ka thënë Diego Simeone në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
Barcelona ka eliminuar gjigantin anglez Manchester City, derisa Atletico Madrid ka eliminuar gjigantin italian, Milan, për të arritur në çerekfinale.
CHAMPIONS LEAGUE, Sonte:
20:45 Camp Nou - Barcelonë | Barcelona - Atletico Madrid | Gjyqtar: Felix Brych |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Fitore e Barcelonës - 1.50 | Barazim - 4.33 | Fitore e Atleticos - 5.75 |