PRISHTINA

BOROZANI/Erdis Driza
Sot vendoset për Tovërlanin
1 April, 2014 @9:03
Lëshimi i 5 pikëve nga 6 të mundshme si vendas në tre xhirot e fundit të Superligës, ka dridhur karrigen e deri tani të sigurtit, Afrim Tovërlani.
Mirëpo, e tëra do të kuptohet sot, kanë njoftuar drejtues të Prishtinës.
“Edhe unë kam dëgjuar për dorëheqje të Tovërlanit, por zyrtarisht nuk ka asgjë. Gjithçka do të sqarohet në një takim që Bordi i Klubit do ta mbajë sot, me ç‘rast do të njoftohet edhe opinioni,” është cituar të ketë thënë për shtojcën sportive të Gazetës Tribuna, Sokol Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i skuadrës.
Prishtina në dy ndeshjet e fundit si vendas nuk ka shënuar fitore, derisa Llamkos Kosova lidere me 9 pikë më shumë 11 xhiro pa përfunduar kampionati po vazhdon të udhëheq Superligën.
Në tre ndeshjet e fundit Prishtina së pari është mposhtur nga Drenica 1-2, pastaj ka fituar në Pejë ndaj Besës 0-1 dhe dje ka barazuar me Fushë Kosovën 0-0. Në xhiron e radhës, që përsëri e luan si vendas, Prishtina takohet me Hajvalinë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.