NEROAZZURRI

REUTERS/Arkiv
Inter zhgënjen përsëri
31 March, 2014 @23:15
Një luftë superiore e Livornos në pjesën e dytë u ka mundësuar atyre rikthimin në ndeshje dhe shpëtimin e një pike nga ndeshja e humbur me Interin.
Shpirti luftarak i Livornos ka ardhur në shprehje pas 15 minutave pushim për vendasit. Si duket trajneri Domenico Di Carlo u ka dhënë ‘gaz’ lojtarëve të tij që të jenë të shpërthyeshëm në pjesë të dytë - që ka rezultuar me sukses, duke lënë Interin e Walter Mazzarrit të befasuar dhe gojëhapur në fund të takimit.
Braziliani Paulinho dhe zvicerani Inocent Emeghara kanë qenë shënues për Livornon, që ka anuluar golat e neroazzurrëve të shënuar në pjesë të parë nga Hernanes dhe Rodrigo Palacio - të cilët kujtonin se kishin përfunduar duelin në 45 minutat e para.
Inter pati rastet e veta edhe në pjesë të dytë, por ata kanë qenë të pasaktë, derisa Livorno tregoi edhenjëherë se futbolli luhet deri në fishkëllimën e fundit të referit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.