Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTIERI

S’ka ‘Brazil 2014’ për Valdesin

REUTERS

S’ka ‘Brazil 2014’ për Valdesin


31 March, 2014 @18:49

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, pas operacionit të kaluar këto ditë, do të mungojë në Kampionat Botëror, Brazili 2014. 

Valdes që ka qenë në formë të shkëlqyer këtë stinor, pasi që nuk e vazhdoi kontratën me Barcelonën pritej vendimi i tij se ku do të kalonte, por në një ndeshje kampionale, ndaj Celtas - ai lëndoi gjurin, ku u konstatua se kishte këputje të ligamentit kryesor

Pas operimit të tij në Augsburg të Gjermanisë, është konstatuar se ai do të mungojë për shtatë muaj në fusha të blerta - që automatikisht e largon atë edhe nga lista e spanjollëve në luftë për të mbrojtur titullin e kampionit botëror, ka komunikuar sot Barcelona. 

Kjo ka qenë mundësia e parë e deritashme e Valdesit që të bëhet portieri i parë i reprezentacionit spanjoll, pasi që Iker Casillas i Real Madridit nuk ka qenë në formë të mirë dhe nuk ka fituar shumë rast nga Carlo Ancelotti. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga