INTER

REUTERS/Arkiv
Lirohet Chivu
31 March, 2014 @19:01
Mbrojtësi rumun i Interit, Christian Chivu, më nuk do të jetë pjesë e skuadrës milaneze. Këtë lajm e ka konfirmuar klubi nerazzurr sot me një komunikatë të lëshuar ku thuhet se:
“Inter dhe Chivu zyrtarisht ju njoftojnë se me marrëveshje kanë ndërprerë kontratën që ka zgjatur për shtatë vite të paharrueshme. Duke i falenderuar futbollistit për kontributin e tij dhënë ndaj klubit i dëshirojmë sukses në të ardhmen,” thuhet ndër të tjera aty.
Chivu kishte probleme me shputën e tij, mirëpo në tre stinorët e fundit përkundër mjekimeve dhe terapive të ndryshme ai asnjëherë nuk arriti të kthehej në 100%-shin e tij dhe kjo solli deri te ndarja e tij me klubin.