S'KA FITORE

BOROZANI/Erdis Driza
Fushë Kosova nxjerr pikë në Prishtinë
31 March, 2014 @19:31
Prishtina e Afrim Tovërlanit qe dy xhiro si vendas nuk po mund të arkëtoj 3 pikë, përkundër nevojës së ekipit për të mbyllur distancën me liderin Llamkos Kosova.
Prishtina sot është ndalur nga Fushë Kosova, e fundit në renditje, që po lufton për mbijetesë. Në fakt të dyja skuadrat kanë shënuar nga një gol, por mysafirët nga Offside, derisa vendasit pas një fauli të shkaktuar - kështu rezultati përfundimtar i ndeshjes mbeti 0-0.
Pas këtij rezultati, Prishtina mbetet 9 pikë larg liderit Llamkos Kosova, përkundër rastit që të ulë atë. Në xhiron e radhës pret Hajvalinë, derisa pika tepër e vlefshme për Fushë Kosovën u jep shpresa për ndeshjen e radhës si mysafir në Gjilan ndaj Dritës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.