Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZLATAN IBRAHIMOVIC

Mungon ndaj Barcelonës

REUTERS

Mungon ndaj Barcelonës


29 September, 2014 @15:49

Ylli i Paris St Germain, Zlatan Ibrahimovic, do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, ka njoftuar sot klubi parisien në faqen zyrtare të tij. 

Lëndimi i Ibrës ende nuk është shëruar plotësisht dhe ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Laurent Blanc, për ndeshjen ndaj gjigantit katalonas. 

Me këtë, pritet që uruguajani Edinson Cavani të marrë përgjegjësinë kryesore në sulm të parisienëve, pasi që edhe Ezequiel Lavezzi ka në dyshim paraqitjen e tij. 

Paris St Germain ka barazuar në ndeshjen e parë të Grupit F të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit në Amsterdam Arena, derisa Barcelona mposhti APOEL-in qipriot në Camp Nou 1-0. 


 
Të gjitha lajmet nga