XHERDAN SHAQIRI

Foto: premierleague.com
Mungon në ndeshjet më të rëndësishme
14 January, 2016 @9:53
Ylli kosovar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, ka qenë temë e konferencës për shtyp të cilën e mbajti trajneri i ekipit Mark Hughes shkruan faqja zyrtare e skuadrës në fjalë sot.
”Është e sigurtë se ai do të mungojë në ndeshjen e së dielës. Atij do t’i duhen së paku 10 ditë për këndellje dhe kjo është keq,” ka thënë Hughes shkruan stofecityfc.com sot.
”Është keq sepse ai tash u ambientua me Premier Ligën dhe do të mund të na ndihmonte shumë në ndeshjet e rëndësishme që na presin,” ka shtuar Hughes duke folur për Shaqirin.
Stoke në fundjavë ndeshet me Arsenalin ndërsa në xhiron e radhës, ku gjithashtu mund të mungojë Shaqiri, luajnë me Leicester Cityn.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Prej se erdhi te Stoke City si rekord transfer i klubit në histori nga Interi, Shaqiri ka shënuar dy gola në Premier Ligë të Anglisë.
Ai ka qenë pjesë e ekipit në 16 nga 21 ndeshjet e zhvilluara të ekipit në ligë.