COPA DEL REY
Foto: fcbarcelona.cat
Muniri për fitore, Barça në çerekfinale
13 January, 2016 @23:38
I riu Munir El Haddadi ka shënuar të dy golat e ndeshjes së sontme, për t’ia dhënë Barcelonës edhe fitoren e dytë ndaj Espanyolit në Kupë të Mbretit.
Me këtë fitore, Barcelona ka siguruar çerekfinalen e Copa del Rey dhe tashmë me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 6-1 bashkë me Bilbaon, Mirandesin, Valencian, Sevillan, Celtan dhe Las Palmasin presin raundin e radhës.
Çerekfinalisti i fundit përcaktohet nesër, në ndeshjen Atletico Madrid - Rayo Vallecano, ku ndeshja e parë ka përfunduar 1-1.