PAS NDESHJES
Munishi nuk jep deklaratë pas barazimit
21 August, 2021 @20:59
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, nuk është prononcuar pas ndeshjes ndaj Drenicës sot, ku ekipi i tij krejt në fund ka arritur të sigurojë pikë, duke barazuar 1-1 në fund të ndeshjes.
Drenica kishte marrë epërsinë përmes brazilianit Denisson në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa Gjilani barazoi krejt në fund, përmes Muhamet Dubovës.
Përkundër se ekipi i tij luftoi për të shpëtuar pikën, Munishi është dukur i pakënaqur pas ndeshjes dhe nuk ka dhënë deklaratë.