INTER 4-0 GENOA
Hakan dhe Dzeko debutojnë me gol e asist në fitore
21 August, 2021 @20:34
Kampioni aktual i Italisë, Inter, ka nisur stinorin e ri me trajnerin e ri Simone Inzaghi me fitore 4-0 ndaj Genoas.
Dy futbollistët e ardhur këtë afat kalimtar, Edin Dzeko dhe Hakan Çalhanoglu kanë debutuar për neroazzurrët me gol dhe asistim, derisa ekipi ka fituar me 4 gola dallim mysafirët në përballjen ku shënuan edhe Milan Skriniar e Arturo Vidal.
Inter - Genoa 4-0 [Skriniar 6, Hakan 14, Vidal 74, Dzeko 87].
Turku ka asistuar në golin e parë, ndërsa boshnjaku ka asistuar në golin e dytë të ekipit që nisi me fitore në Meazza, plotësisht të merituar dhe me lojë të bukur.