PAS NDESHJES
Lushtaku: Ishim të pa fat
21 August, 2021 @20:56
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, pas ndeshjes ndaj Gjilanit ka vlerësuar se ekipi i tij ka qenë i pa fat pasi që pësoi në fund dhe mbylli ndeshjen e parë të stinorit me barazim 1-1.
Drenica kishte avantazhin në pjesën më të madhe të ndeshjes, por në minutën e fundit pësoi për t’u ndarë pikët në përballje.
“Nuk na përcolli fati në këtë ndeshje. Kemi qenë në epërsi deri në miinutën e 90 të duelit dhe nga një pakujdesi pësuam një gol, që me pak fat do të kishim mundur ta ndalim dhe të dalim nga ndeshja me pikë të plota,” ka thënë Lushtaku, duke theksuar se lojtarët kanë qenë jashtëzakonisht të disiplinuar në ndeshje dhe kanë zbatuar detyrat me përpikëri.