TURQI

Muriqi 90 minuta, derbi pa gola
28 September, 2019 @20:55
Pa gola është mbyllur derbi i Stambollit mes Galatasarayt e Fenerbahçes.
Skuadrat në fjalë nuk e gjetën as edhe një herë golin përgjatë 90 minutave, me ç‘rast u detyruan të pajtohen me nga një pikë.
Vedat Muriqi luajti përgjatë gjithë ndeshjes për Fenerbahçen, por gol për të sot nuk pati.
Ky barazim e mban Fenerbahçen mbi Galatasarayn në tabelë momentalisht. Skuadra e Muriqit pas 6 xhirove ka tubuar 11 pikë, derisa Galatasaray mbetet me 9.