Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FENERBAHÇE

Muriqi: Dua të bëhem kampion

FOTO / Fenerbahçe

Muriqi: Dua të bëhem kampion


1 August, 2020 @17:46

Ylli kosovar, Vedat Muriqi, në një emision te kanali NTV, ka folur për jetën e tij.

Muriqi ka treguar se sa e vështirë ka qenë jeta në Kosovë gjatë kohës së luftës, derisa ka folur edhe për planet që i ka me Fenerbahçen.

Kalimi te Fenerbahçe për mua ishte shumë i lehtë, ngase ishte skuadra që kam ëndërruar, që nga fëmijëria. Këtu dua të bëhem njëri ndër legjendat e klubit, të shpallem kampion dhe dua ta përfundojë këtu karrierën,” u shpreh Vedati.

Vedat Muriqi në stinorin e kaluar në Superligën Turke ka shënuar 15 gola me Fenerbahçen, derisa në këtë afat është duke u kërkuar nga shumë skuadra evropiane.


 
Të gjitha lajmet nga International