Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RITESTOHET

Muriqi nesër përsëri në teste mjekësore te Lazio

Muriqi nesër përsëri në teste mjekësore te Lazio


29 September, 2020 @23:53

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi që u zyrtarizua te Lazio javë më parë është kthyer sonte në Romë.

Ai qëndroi në vetizolim për gati dy javë në Stamboll, ku kishte dalë pozitiv në COVID-19.

Përkundër se kreu testet mjekësore para zyrtarizimit të tij tre javë më parë, për shkak të lëndimit që kishte dhe COVID-19 nesër do të hyjë përsëri në teste mjekësore te klubi, ka bërë të ditur lazionews24 sonte.

Muriqi që pritet të nis shpejt stërvitjet me Lazion, nëse gjithçka shkon në rregull në teste mjekësore, është ende në dyshim nëse do të jetë i gatshëm për tu paraqitur me Kosovën në përballjen më të rëndësishme të vendit, në gjysmëfinale të PlayOffit për EURO 2020 ndaj Maqedonisë Veriore më 8 tetor 2020.


 
Të gjitha lajmet nga