PËRFITUESIT NGA TRANSFERI
Muriqi pasuron ish-klubet e tij
14 August, 2020 @11:38
Sulmuesi 26 vjeçar i Kosovës, Vedat Muriqi, me transferimin e tij që pritet të zyrtarizohet këto ditë, do të pasurojë edhe ish-klubet ku ka luajtur.
Por, këtu nuk dihet nëse përfiton edhe klubi amë i tij Liria e Prizrenit. Ndërsa Rizespor ka siguruar 15% të shitjes së sulmuesit, nga Muriqi do të përfitojnë edhe dy ekipet shqiptare ku prizrenasit kishte luajtur përgjatë stinorit 2013/14.
Kështu, Panorama Sport ka bërë të ditur se Teuta e Durrësit do të merr 270 mijë euro nga shuma totale e transferit të Muriqit, ndërsa Besa e Kavajës 90 mijë.
Sipas mediave Lazio do të paguajë 20 milionë euro në arkë të Fenerbahçes për transferimin e Muriqit, ndërsa të tjerat do të shkojnë si bonuse, varësisht nga suksesi i skuadrës dhe kontributi i Muriqit.