MURIQI MERR "OK"

Muriqi pritet të debutojë ndaj Sampdorias
10 October, 2020 @19:52
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, pritet të debutojë fundjavën e ardhshme për ekipin e tij Lazio.
Pas stërvitjes së sotme në përballje miqësore me të rinjtë e skuadrës, Corriere dello Sport ka shkruar se Muriqi ka marrë “OK” nga Simone Inzaghi për debutim në përballjen e radhës të biancocelestëve.
Saktësisht, ky është përshkimi i gazetës.
“Bomberi kosovar nuk është ende në formë më të mirë, por do të jetë gati për ndeshjen e radhës ndaj Sampdorias.”
Sampdoria pret Lazion më 17 tetor 2020 në Marassi në përballjen që pritet të nis prej orës 18:00 në Xhenovë. Dueli i takon xhiros së katërt të Serie A-së, ndërsa sulmuesi kryesor i skuadrës romake Ciro Immobile nuk do të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në përballjen e fundit të ligës me lazialët.
REKORD

20 January, 2021 @23:08
Me golin e shënuar në finalen e Superkupës së Italisë, Cristiano Ronaldo u bë lojtari më së shumti gola të…
JUVENTUS - NAPOLI

20 January, 2021 @22:59
Juventus e mposhti Napolin në finale të Superkupës me rezultat minimal 2-0 dhe e fitoi Kupën. Super ylli potugez shënoi…
BUNDESLIGA

Foto: Fiorentina
20 January, 2021 @17:11
Sulmuesi i Fiorentinës, Franck Ribery nuk do të përjashtonte një kthim në Bundesligën gjermane, por më vonë pasi tani për…
SERIA A

Foto: Getty Images
20 January, 2021 @16:43
Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso ka ndërprerë seancën e sotme stërvitore në mëngjes si shkak i ftohtit të madh. Ky…
MEDIA TALKS

20 January, 2021 @14:23
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, mund të rikthehet në Itali ku ka bërë karrierë më parë. Sipas Gianluca Di…