FERNERBAHÇE - BESIKTAS
Muriqi shënon në derbi, Feneri mposht Besiktasin
22 December, 2019 @19:20
Në derbin e luajtur në mes të Fenerbahçes dhe Besiktasit, fitues doli Feneri, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 3-1.
Goli i parë i vendasve erdhi në minutën e 23’ nga pika e bardhë, gol i shënuar nga gjermani Max Kruese, kurse epërsinë e dyfishoi në minutën e 32’ Ozan Tufan, që nga distanca shënoi një super gol.
Besiktasi në minutat shtesë të pjesës së parë e ngushtoi epërsinë me Atiba Hutchinson, për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat 2-1.
Në pjesën e dytë, Fenerbahçe e kontrolloi ndeshjen totalisht, derisa sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, shënoi në minutën e 58’, pas asistimit të Mauricio Islas.
Feneri kishte edhe disa raste tjera shënimi, por nuk arriti t’i realizojë dhe kështu derbi u mbyll me rezultat 3-1 në të mirë të Fenerbahçes.
Fenerbahçe nuk është duke pësuar kundër Besiktasit në 18 ndeshje në shtëpi, që nga viti 2005.
Me këtë fitore Feneri ngritet përkohësisht në pozitën e tretë me 28 pikë, derisa Besiktasi mbetet në pozitën e katërt me 27 pikë.
Për Vedatin ky ishte goli i tij i 10 në Superligën turke dhe aktualisht gjendet në pozitën e dytë në listën e golashënuesve të kësaj lige.