FIFA CLUB WORLD CUP
Firmino ia sjell Liverpoolit Kupën e parë të Botës
21 December, 2019 @21:25
Liverpool nën komandën e Jurgen Kloppit dhe me golin e Roberto Firminos në vazhdime, ka arritur të thyejë rezistencën e fortë të Flamengos, në vazhdime, për të fituar finalen e Kupës së Botës për klube.
Me këtë fitore, Liverpool për herë të parë në histori ka arritur të fitojë këtë trofe. Firmino shënoi në mintuën e 99-të të ndeshjes për fitore.
Në një ndeshje me plotë raste, Liverpool përfitoi në vazhdime ku u vërejt qartë se Flamengo po humbte në kondicion dhe një kundërsulm i shpejt i nisur nga Jordan Henderson përfundoi me gol të brazilianit që solli gëzimin e madh te të kuqtë.
Me këtë, Liverpool e fiton trofeun e tretë të stinorit pas Ligës së Kampionëve dhe Superkupës së Evropës.
NOTAT E LOJTARËVE:
Liverpool: Alisson 6, Alexander-Arnold 7, Gomez 6, Van Dijk 6, Robertson 7, Keita 7, Henderson 8, Oxlade-Chamberlain 7, Salah 8, Mane 8, Firmino 8. REZ: Lallana 6, Milner 6, Origi 6, Shaqiri 6
Flamengo: Alves 6, Filipe Luis 6, Mari 6, Caio 6, Rafinha 6, De Arrascaeta 6, Gerson 6, Arao 6, Ribeiro 6, Barbosa 7. REZ: Vitinho 6, Diego 6, Lincoln 5, Berrio 6.