SUPERKUPA TURKE
Muslera ia sjell Superkupën Galatasarayit
13 August, 2016 @22:38
Fituesi i Kupës së Turqisë, Galatasaray, ka mposhtur pas penalltive kampionin Besiktas, në ndeshjen e Superkupës turke për të fituar trofeun e parë para nismës së stinorit të ri në Superligën turke.
Ndeshja pas 90 minutave përfundoi 0-0, ndërsa në vazhdime të dyja skuadrat regjistruan nga një gol, 1-1, por fati i ndeshjes u vendos në penalltitë, ku portieri uruguajan i ekipit, Fernando Muslera, nuk u mposht asnjëherë.
Galatasaray fitoi 3-0 pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa Muslera mbrojti dy e një penallti e Besiktasit përfundoi lartë mbi portë.