Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Muslija shënon, s’fal gabimin e kundërshtarit (Video)

Muslija shënon, s’fal gabimin e kundërshtarit (Video)


21 February, 2021 @15:23

Florent Muslija ka gjetur rrugën e golit në ndeshjen e sotme ndërmjet Dusseldorfit dhe skuadrës së tij, Hannover, që u zhvillua në Bundesliga 2.

Muslija shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën 37’ me solo aksion, duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pasimin e gabuar të portierit kundërshtar.

Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi që Hannoveri të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky takim, pasi që në fund rezultati ishte 3-2 në të mirë të Dusseldorfit.

Për Muslijën ky ishte goli i tretë për sivjet në Bundesliga 2.

Për ndryshe, në këtë ndeshje për Hannoverin gjithashtu u paraqit edhe sulmuesi Valmir Sulejmani.


 
Të gjitha lajmet nga International