Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJE TE NËNKAMPIONIA

Namani ndahet me Dritën

Namani ndahet me Dritën


30 May, 2023 @14:43

Mesfushori Hamdi Namani ka bërë të ditur se pas katër viteve të kaluara me Dritën, ka ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me ekipin e tij të deritashëm. Ai ka falenderuar klubin, tifozërinë dhe më gjerë, ndërsa shpejt pritet të kuptohet se në cilin ekip do të kalojë.

“Dua te ju njoftoj qe pas nje periudhe 4 vjeçare te kaluar me klubin e Drites, sot kam arritur marreveshje per shkeputjen e kontrates me marreveshje te dyanshme.” - ka shkruar Namani në llogarinë e tij personale të Facebookut.

Mesfushori qendror 28 vjeçar para Dritës ka qenë pjesë e Llapit. Këtë stinor me Dritën Namani ka pasur 31 paraqitje, ndërsa ka regjistruar një asistim, dhe mesatarisht ka qenë rreth 57 minuta në lojë. Ai në 56% të paraqitjeve ka qenë në 11-shen startuese të ekipit.

Drita mbylli stinorin si nënkampione e Kosovës, kurse do të luajë në kualifikime për Ligën e Konferencës gjatë kësaj vere. Deri pak para fundit të stinorit, Drita ishte në luftë për titullin kampion. Gjatë stinorit, ata ndërruan tre trajnerë. Pas largimit të Ardian Nuhijit, erdhi Arsim Thaçi i cili la ekipin shpejt, për tu zëvendësuar nga kryetrajneri grek Akis Vavalis.


 
Të gjitha lajmet nga