SULMI

REUTERS
Napoli: Dzeko ose Jovetic
5 July, 2013 @11:44
Pasi që kalimi i Edinson Cavanit nga Napoli në Paris St Germain është shumë i mundshëm që të realizohet, mediat italiane sot raportojnë se tashmë napolitanët veçse kanë përcaktuar zëvendësimin e tij.
Sipas të përditshmes, La Gazzetta dello Sport, Napoli është duke shikuar mundësinë që të blejë sulmuesin boshnjak të Manchester Cityt, Edin Dzeko ose sulmuezin malazias të Fiorentinës, Stevan Jovetic.
Jovetic kërkohej shumë nga Juventusi, mirëpo pasi që bianconerët nënshkruan me Fernando Llorente dhe Carlos Tevez, mundësia që bashkëlojtari i Fatos Becirajt në kombëtaren malaziase, Jovetic, të kalojë diku tjetër është reale. Sa i përket boshnjakut Dzeko, ai ka qenë rezervë për pjesën më të madhe të kohës dhe ka kërkuar që moti një skuadër për të luajtur si sulmues kryesor.