EUROPA LEAGUE
Napoli kalon Swansean
27 February, 2014 @21:33
Skuadra e Valon Behramit dhe Blerim Dzemailit ka shënuar fitore në ndeshjen vendimtare për kualifikim në 1/8 e finales në Europa League, duke e mposhtur ekipin nga Premier League, Swansea City.
Napolitanët fituar me rezultat 3-1 duke iu revanshuar uellsianëve për ndeshjen e parë që kishte përfunduar pa gola 0-0.
Mesfushori në formë, Lorenzo Insigne, shënoi golin e parë për Napolin në minutën 17’, kurse më pas Jonathan de Guzman e barazoi për rezultatin 1-1 në minutën 30’.
Rezultati i barabartë zgjati deri në minutën 78’ kur argjentinasi Gonzalo Higuain e kaloi në epërsi skuadrën e tij.
Në minutat e fundit të ndeshjes shpërtheu festa e tifozëve vendas me golin përfundimtar të Gokhan Inlerit.
Në këtë përballje Valon Behrami luajti gjatë gjithë ndeshjes, kurse Blerim Dzemaili e përcjelli lojën nga banka rezerve.
Kundërshtari i radhës i Napolit do të jetë skuadra portugeze, Porto.