SERIE A
Natë e keqe për vendasit
10 March, 2013 @22:43
Dy ndeshjet e fundit të xhiros XXVIII në Serie A nuk kanë kaluar aspak mirë për skuadrat vendase.
Interi ka pësuar humbje me rezultat 0-1 në stadiumin Giuseppe Meazza nga skuadra e Bolognas.
Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi sulmuesi italian, Alberto Gilardino, i cili shënoi pas asistimit të Diego Perezit në minutën 57’.
Në ndeshjen tjetër, Lazioja e Lorik Canës e kishte fatin e njëjtë sikur të Interit, pasi u mposht nga Fiorentina me rezultat 0-2.
Stefan Jovetic (20’) dhe Adem Ljajic (50’) shënuan për fitoren e ekipit nga Firenca.
Përfaqësuesi kuqezi, Lorik Cana, luajti gjatë gjithë ndeshjes për Lazion, ndërsa në minutën 75’ u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari i ndeshjes.
REZULTATET
Inter - Bologna | 0-1 | ||
Lazio - Fiorentina | 0-2 |